A është dita e martë një ditë tersi?

Download PDF

Pyetje:
Dita e martë është ditë tersi për shumë njerëz dhe siç dihet kjo futet më tepër te besëtytnitë. Por kam dëgjuar se ditën e martë Zoti ka krijuar të këqijat dhe tersin. A është e vërtetë kjo dhe mund të themi që dita e martë e paska një origjinë tersi?

Përgjigje:

Po është e vërtetë që në ditën e martë Zoti ka krijuar të keqen. Kjo është një pjesë e një hadithi më të gjatë ku tregohet se Allahu e kakrijuar tokën në ditën e shtunë, malet ditën e dielë, pemët ditën e hënë, tëkeqen ditën e martë, dritën ditën e mërkurë, i përhapi dhe shpërndau gjallesat nëpër tokë në ditën e enjte dhe Ademin a.s e krijoi ditën e xhuma, në orët e fundit të ditës mes ikindisë dhe akshamit. Transmetoi Muslimi nr.2789.1

Pra është shënuar në hadith që në ditën e martë Allahu ka krijuar të keqen, por kjo nuk ka asnjë lidhje që dita e martë është ditë tersi, apo ditë që ndjell ogur të keq, qoftë nga përmbajtja e hadithit qoftë nëpërmjet argumenteve të tjera. Thjesht është një besëtytni e pa bazë e cila duhet të konsiderohet e tillë sikur besëtytnitë e tjera të cilat Islami i lufton. Është më se normale që sipas rastit apo rrethanave shumë punë nuk mund të shkojnë mirë ditë tëtjera të javës dhe mund të shkojnë shumë mirë ditën e martë dhe anasjelltas, por shumë njerëz kur ju ndodh diçka e keqe ditë marte mbajnë mend këtë rast duke harruar se plot punë të tjera mund të kenë shkuar mirë pikërisht ditën e martë. Përshembull në ditën e martë Ebu Bekri është zgjedhur Halif për muslimanët, po ashtu natën e ditës së martë ka vdekur Ebu Bekri dhe po ditën e martë Umeri është bërë Halif për muslimanët. Ndërkohë shikojmë që Profeti (alejhissalatuuesselam) ka lindur ditën e hënë dhe ka vdekur ditën e hënë. Pra nëse përkon njëfatkeqësi apo një mirësi dhe gëzim në një ditë të caktuar nuk është për shkakse ajo ditë është e mirë apo e keqe, por ashtu është përcaktuar në kader pa pasur lidhje me besëtytnitë.

Share