Agjërimi kaza pa ndërprerë

Download PDF

Pyetje: Për ditët kaza të Ramazanit të shkuar më duhet të agjëroj të gjitha pandërprerë apo mund t’i ndaj?

Përgjigje:  Te të katër shkollat juridike islame, medh’hebet e njohura Hanefi, Maliki, Shafi dhe Hanbeli nuk është detyrë, që ditët kaza të Ramazanit të agjërohen të gjitha bashkë pandërprerë, por mund t’i ndajë e t’i agjërojë të ndara. Mirëpo më e pëlqyeshme është të agjërohen bashkë pandërprerë.  Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar.” Surja Bekare 185. Në këtë ajet Allahu e lë të lirë çështjen e agjërimit kaza dhe nuk e përkufizon dhe as nuk e kushtëzon me agjërim të pandarë, çka do të thotë, se është i lirë të zgjedhë mes agjërimit të ditëve të pandara ose të ndara. Mirëpo  agjëruesi duhet të ketë parasysh, që të mos e vonojë agjërimin kaza, aq sa të vijë Ramazani tjetër pa shkak dhe pa arsye.

Komisioni Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH.

Share

LHSH ju uron Bajramin e Ramazanit…