Cfarë bëhet në rastin e eklipsit të diellit ose hënës?

Cfarë bëhet në rastin e eklipsit të diellit ose hënës?

Eklipsi nuk është një rast për ta kthyer në spektakël dhe një shans që duhet shfrytëzuar për t’u zbavitur, ashtu siç e konsiderojnë sot shumica e njerëzve.

Eklipsi është një dukuri natyrore, një fenomen nëpërmjet të cilit Allahu i Madhërishëm ua tërheq vëmendjen njerëzve që t’i frikësohen Krijuesit të tyre.

Sipas versioneve të sakta te Buhariu dhe Muslimi, Pejgamberi (alejhissalatu uesselam) ka porositur që në rastin e eklipsit të madhërohet Zoti me tekbire, të bëhet dhikër, të bëhet dua, të bëhet istigfar (kërkim falje), të jepet sadaka dhe të falet namaz (namazi i eklipsit). Mos e humbni këtë sunet të Profetit (alejhissalatu uesselam) por zbatoni sa keni mundësi.

Share