Dalja e “Vejdit” dhe “Medhiut” (spermatorea) në mënyrë të pavetëdijshme

Dalja e “Vejdit” dhe “Medhiut” (spermatorea) në mënyrë të pavetëdijshme

Pyetje: 

Kur shikojmë spermë gjatë urinimit ose mbas urinës a duhet të marrim gusël?

Përgjigje:

Realisht ajo që del gjatë urinimit ose pas urinimit është “Vedji”, një sekrecion i prostatit, i bardhë dhe disi i trashë që del në mënyrë të pavetëdijshme dhe për rrjedhojë nuk e obligon guslin sikur dalja e spermës gjatë marëdhënieve seksuale, ose masturbimit apo nëpërmjet ëndrrave gjatë gjumit. Pra në këto raste njeriu quhet xhunub andaj dhe është detyrë për të të marrë gusël, kurse thjesht dalja e vedjit nuk e obligon guslin.

Gjithashtu edhe “Medhji” (spermatorea) që është një sekrecion i tejdukshëm dhe i hollë që del zakonisht nga eksitimi seksual, por që nuk ka arritur si në tre rastet e përmendura më lart, nuk e bën detyrë marrjen e guslit. Pra nuk quhet xhunub dhe nuk është detyrë të marrë gusël, por thjesht duhet të pastrojë organin e tij, rroben apo pjesët e trupit ku medhji ka depërtuar.

Allahu e di më së miri!

Komisioni i Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH

Share