Demokracia dhe Shura në vështrimin Islam

Download PDF
cairo_egypt_shoura_council_01Demokracia dhe Shura në vështrimin Islam
Me Emrin e Allahut të Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit
 
Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe bekimi i Tij qofshin për zotërinë tonë, vulën e Profetëve, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.
 
Vendimi 1/22,  nr. 205
 
Këshilli i Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam, i dalë nga Organizata e Bashkëpunimit Islam, i mbledhur në sesionin e tij të 22 në shtetin e Kuvajtit në datat 2-5 Xhumadil Ahir 1436 h. që korrespondon me 22-25 Mars 2015 e.s. pasi mori në shqyrtim studimet e paraqitura para Akademisë në lidhje me temën e shuras[1] dhe demokracisë në vështrimin islam, pasi dëgjoi diskutimet në lidhje me çështjen doli në këto konkluzione:
·        Shura është pjesë e parimeve të jetës islame dhe një nga themelet e sistemit të qeverisjes në Islam. Ajo është e urdhëruar fetarisht, Allahu i Lartësuar thotë: dhe këshillohen për punët e veta me njëri-tjetrin” (42:38) dhe i drejtohet gjithashtu Profetit të Tij të ruajtur nga gabimet e të mbështetur me shpalljen hyjnore: “dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu.” (3:159). Profeti e zbatoi më së miri këtë urdhër, aq sa Ebu Hurejra thoshte: “Nuk kam parë asnjë njeri që të këshilloj kaq shumë me shokët e tij sesa të Dërguarin e Allahut.
·        Nuk ekziston asnjë ndalesë fetare për të përfituar nga mekanizmat e demokracisë, të cilat përmbushin interesin e individit dhe shoqërisë, por pasi të bëhet dallim mes origjinës së saj filozofike në shoqëritë joislame, e cila nuk e mbështet qeverisjen e popullit duke iu referuar dispozitave të së drejtës islame. Në këtë rast duhet të merren parasysh kriteret islame dhe veçoritë e çdo shteti musliman, duke pasur si parim interesin (e vendit), parim ky që konsiderohet një nga bazat mbi të cilin mbështetet edhe deduktimi i dispozitave në të drejtën islame.  
 
Këshilli gjithashtu sugjeron si më poshtë:
·        T’i jepet rëndësi përhapjes së kulturës islame të shuras, në ligjërim dhe praktikë, nëpërmjet leksioneve, simpoziumeve dhe programeve edukuese dhe mësimore, si dhe nëpërmjet mjeteve të komunikimit publik dhe mediave bashkëkohore.
·        Studiuesit specialistë duhet të hulumtojnë forma dhe praktika të reja të përfituara nga parimi i shuras, duke pasur gjithmonë në vëmendje kriteret sheriatike për to.
 
Allahu i Lartësuar e di më së miri
 
 
 
 
 


[1] Shura në gjuhën arabe do të thotë konsultim, këshillim, marrje mendimi, me të njëjtin kuptim ajo vjen edhe si term në këtë tekst. (shën. Përkth)
Share