Doktoron me sukses hoxhë Justinian Topulli

Download PDF

Hoxhë Justinian Topulli merr titullin doktor i shkencave pas mbrojtjes që i bëri temës së tij “Rigjallërimi i besimeve fetare në Shqipëri pas vitit 1990”. Përpara një komisioni profesorësh të mirënjohur në njërën nga sallat e Universitetit Europian të Tiranës u zhvillua seanca e mbrojtjes së temës së doktoraturës, ku hoxhë Justinian Topulli paraqiti tezën e vet, e cila ishte e bazuar në një qasje antropologjike mbi atë që ka ndodhur në vitet e një regjimi diktatorial dhe pasojat që, si dhe ngjarjet e pas vitit 1990. Mentori i kësaj teze ishte prof. Aleksandër Dhima, ndërsa oponenca e tezës u bë nga prof. Roland Lami, Pajtim Riba dhe prof. Enri Hide, po ashtu ishte i pranishëm edhe prof. Gjergj Sinani etj.

Pas një pune të gjatë disa vjeçare dhe hulumtimesh në drejtimin e rigjallërimit fetar, ku teza u pasurua me hulumtime dhe anketime të publikut Hoxhë Justinian Topulli arrin të marrë titullin doktor në shkencat sociologjike. I urojmë hoxhës tonë suksese të mëtejshme dhe së shpejti edhe me titullin profesor.

Share

Kibla, reviste social, historike, fetare e historike 17