Elazigu është edhe dhimbja jonë

Download PDF

Tërmeti është një nga dukuritë më tronditëse me të cilën Allahu i Madhëruar i vendos në sprovë njerëzit dhe ajo që ndodhi në Elazig është një sprovë e madhe për të gjithë Turqinë. Askush prej nesh nuk e bëri gjumin e qetë pasi dëgjoi lajmet që dridhja e tokës e goditi edhe Turqinë me një tërmet të fortë, ashtu si neve dy muaj më parë. Një tërmet 6.8 shkallë goditi Lindjen e Turqisë duke shkaktuar viktima dhe shembje ndërtesash. Të njëjtat pamje u shfaqën në ekranet televizive turke, të mbushura me rrënoja dhe me ndihmën e shpejtë ndaj të dëmtuarve. Në Elazig të Turqisë trupat e ndërhyrjes civile po punojnë akoma me të njëjtin përkushtim dhe intensitet, siç bënë edhe në Durrës e Thumanë 2 muaj më parë, kur papushim u përpoqën të nxjerrin të mbijetuarit nga rrënojat. Lutjet dhe dhimbjet tona janë me vëllezërit e motrat tona në Elazig, sepse fatkeqësia ka të njëjtën fytyrë dhe pasoja si në Durrës e Thumanë, po ashtu edhe ne Elazig. E lusim Allahun e Madhëruar që t’i mëshirojë të vdekurit dhe t’ua lehtësojë të gjithë atyre që i mbijetuan këtij tërmeti të fuqishëm.

Share

LHSH ju uron Bajramin e Ramazanit…