Falja e jacisë në namazin e terevive

Download PDF

Pyetje:

Në qoftë se arrij në xhami me vonesë dhe imami me xhemat po fal teravitë dhe unë s’kam falur akoma namazin e jacisë, a duhet të fal teravinë, e të fal më vonë jacinë? Të fal vetë farzin e jacisë e pastaj t’i bashkangjitem imamit, apo të lidhem me ta me nijetin e jacisë?

Përgjigje:

Nuk ke pse e ngarkon veten për ta vonuar jacinë më vonë. Gjithashtu nuk ke pse e humb shpërblimin me xhemat, duke u falur vetëm, por lidhesh bashkë me imamin me nijetin e jacisë dhe kur imami të japë selam çohesh për të plotësuar namazin e jacisë dhe pas përfundimit të jacisë  mund të lidhesh përsëri me imamin për të falur teravitë. Transmetimet e ndryshme profetike na tregojnë, se është e lejuar, që njeriu i cili fal farzin mund të lidhet pas një imami, që është duke falur nafile (namaz vullnetar).

Allahu e di më së miri.

Komisioni Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH

Share