Gjykimi i vendosjes së kryqit në trup dhe kur del nga feja ai njeri

Download PDF

diamond-cross-necklace-white-gold-l26Gjykimi i vendosjes së kryqit në trup dhe kur del nga feja ai njeri?

Komisioni i Përhershëm i Fetvasë Mbretëria e Arabisë Saudite

Pyetje:Jemi futur në debat mes nesh për çështjen e një myslimani i cili ka vendosur kryqin në trupin e tij, që është dhe simboli i fesë kristiane. Disa prej nesh gjykojnë se ai njeri është bërë kafir (ka dalur nga feja) pa diskutim. Kurse disa të tjerë janë mendojnë se ai nuk konsiderohet kafir (jo besimtar) pa ia qartësuar më parë çështjen në fjalë dhe pa diskutuar mirë me të duke i treguar se po bëhet fjalë për simbolin e të krishterëve.

 

Përgjigje:Shkoqitja në çështje të tilla është detyrë (vaxhib). Atij duhet t’i bëhet e qartë gjykimi i vendosjes së kryqit në trup dhe se ai është simboli i fesë kristiane. Gjithashtu kjo është një punë që tregon se njeriu e pëlqen këtë gjendje të tij dhe se ai është i kënaqur me përkatësinë e tij si kristian nëpërmjet këtij simboli. E nëse ai pas këtij qartësimi vazhdon i vendosur në këtë veprim  atëherë mund të gjykojmë se është bërë kafir (ka dalur nga feja). Për këtë që thamë  kemi argument  ajetin Kuranor ku Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet ai që miqësohet me ta, ai është prej tyre. Me të vërtetë Allahu nuk e udhëzon  në rrugë të drejtë zullumqarët (keqbërësit).” Surja El-Maide 51. Zullumqarët kur përmenden në Kuran bëhet fjalë për jobesimtarët që kanë bërë shirk të madh.

Përveç kësaj, vendosja e kryqit tregon për rënien dakort në pretendimin e të krishterëve të cilët thonë se Isai a.s (Krishti)  është kryqëzuar, ndërkohë Allahu i Madhëruar e mohon kategorikisht këtë pretendim në Kuranin famëlartë ku thotë: “Por, ata as e vranë, as e kryqëzuan, por ashtu u është dukur. Ata që nuk u pajtuan për çështjen e tij, me siguri që gjenden në dyshim për të. Ata nuk kanë ditur kurrgjë për të, por vetëm kanë hamendësuar. Ata, në të vërtetë, nuk e kanë vrarë”. Surja En-nisa 157.
Fetvaja nr 2245 V.2 fq.119

Share