Kibla del me numrin e parë për këtë vit

Download PDF

Numri i parë i revistës Kibla për vitin 2020 u bë i mundur të dali me pak vështirësi për shkak të situatës së pandemisë. Tradita e krijuar me këtë revistë fetare-sociale, kulturore e edukative tashmë ka hyrë në vitin e katërt të botimit të saj me rubrika të larmishme e interesante për t’u lexuar. Te rubrika e fetvasë kësaj radhe do të kemi një fetva të vitit 1563 rreth 70 vjet mbasi ishte mbyllur Rekonkuista e Spanjës dhe hebrenjtë e muslimanët apo moriskot vuanin shtypjen e mbretërve katolikë spanjollë. Po ashtu do të lexoni shkrime të ndryshme në rubrikat sociologjike dhe kulturore nga hoxhallarët pena të mirënjohura tashmë Dorian Balliun dhe Bledar Haxhiun. Po ashtu na vjen një fjalor studimor i shkurtuar nga Hafiz Tahir Kolgjini, e shumë shkrime të tjera. Kibla del katër herë në vit në version të shtypur dhe ju mund të abonoheni për ta pasur në shtëpinë tuaj.

Share

LHSH ju uron Bajramin e Ramazanit…