KIBLA – në numrin e fundit për 2020

Download PDF

Kibla arrin ta mbylli vitin e katërt të saj me daljen e numrit 14 nga shtypi dhe me një seri artikujsh interesantë si zakonisht në faqet e saj. Në rubrikat klasike të revistës vijojnë trajtimi i tyre nga hoxhallarët tonë, por po ashtu nuk e kemi lënë pa sjellë edhe shkrime nga hoxhallarët tonë të brezit më të hershëm si Hafiz Ibrahim Dalliu. Po ashtu kemi edhe nga intelektualët muslimanë trajtime bashkëkohore për Artin e Kaligrafisë Islame dhe historinë shqiptare. Në këtë numër të revistës do të gjeni edhe një shkrim mbi Procesin e Rilindjes Bullgare mbi asimilimin dhe sllavizimin e popullsive turke muslimane në Bullgarinë komuniste dhe reagimin e Naimit të vogël një nga figurat e mirënjohura ndërkombëtarisht të peshëngritjes bullgaro-turke dhe denoncimin që i bëri Naimi në arenën ndërkombëtare. Si kanë agjëruar gjatë kohës së ndalimit të fesë në komunizëm, mbi teuhidin, sinqeritetin dhe si zakonisht figura të shquara hoxhallarësh shqiptarë. Për më shumë ju ftojmë të abonoheni apo ta blini revistën Kibla, ku do të mund t’i lexoni të gjitha shkrimet dhe porositë e vlefshme të hoxhallarëve dhe intelektualëve tonë.

Share