Muslimanët në Tajlandë: sfida e një pakice

Lidhja-Prill-20152jpg_Page7_Image1Muslimanët në Tajlandë: sfida e një pakice

Ata  të  cilët  jetojnë  jashtë Tajlandës shpesh e imagjinojnë ta  të  cilët  jetojnë  jashtë vendin  si  një  shoqëri  homogjene, por  vështrimi  më  nga  afër  zbulon më tepër larmi.

 Edhe pse shumica e tajlandezëve praktikojnë Budizmin, feja jozyrtare e  shtetit,  ekzistojnë  popullsi  të vogla, por të spikatshme, krishtere, konfuciane,  hinduiste,  hebreje, sikhe  dhe  taoiste,  dhe  shumë vlerësojnë se gjer në 10 për qind e 64  milionë  banorëve  të  Tajlandës janë muslimanë.

Muslimanët  përbëjnë  grupin e  dytë  më  të  madh  të  pakicave  në Tajlandë,  pas  popullsisë  etnike kineze. Dhe ndërsa disa muslimanë tajlandezë  janë  etnikisht  persianë, kamboxhianë,  bengalezë,  indianë, pakistanezë  dhe  kinezë,  shumica janë  malezë,  një  grup  etnik përgjithësisht  musliman  që  jeton në  Gadishullin  e  Malezisë,  dhe  në pjesë  të  Sumatrës,  Borneos  dhe Malajzisë.

Muslimanët dhe kulturat tajlandeze

Sido  që  muslimanët  tajlandezë jetojnë  në  pjesë  të  ndryshme  të vendit,  muslimanët  malezë  jetojnë kryesisht  në  provincat  jugore  të Tajlandës, në Patani, Jala Narativat, Songhla  dhe  Satun,  në  kuf  me Malajzinë. Ndryshe muslimanëve jomalezë, që  priren  të  jenë  më  të  asimiluar, muıslimanët malezë e kanë parë të vështirë të bëhen pjesë e integruar e kulturës tajlandeze.

Për  rrjedhojë,  ka  patur  një numër  lëvizjesh  separatiste.  Dhe masat nga qeveria tajlandeze për t’i shtypur  këto  lëvizje  kanë  çuar  në dekada konfikt të dhunshëm. Përplasjet  e  dhunshme  kanë krijuar  një  ngutshmëri  të  përtërirë për të gjetur zgjidhje alternative për konfiktin.  Një  qasje  e  tillë  është rishikimi  i  politikave  të  integrimit dhe asimilimit që qeveria tajlandeze ka  provuar  t’i  vërë  në  zbatim  për dekada në jug.  Muslimanët  malezë  jetuan  në atë çka është tani Tajlandë përpara formimit  të  mbretërisë  tajlandeze, dhe  u  përfshinë  në  mbretërinë gjatë pjesës së fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë.  Popullsia  muslimane  maleze  e kundërshtoi  këtë  përfshirje,  ngaqë kishin  qenë  duke  jetuar  nën  një sulltanat të pavarur musliman, dhe parapëlqenin  të  integroheshin  në një  shtet  malez,  apo  të  qeverisnin vetë.

Politikat  e  asimilimit  masiv, të  nisura  në  vitet  1940  nga  partia nacionaliste e udhëhequr nga Pibul Songkhrami,  krijuan  zemërim të  mëtejshëm  mes  muslimanëve malezë.  Qeveria  u  përpoq  ta detyrojë  popullsinë  maleze  që  ta fshijë  identitetin  si  malezë  dhe muslimanë.  Ata  qenë  ndaluar të  vishnin  sarongun  tradicional malez, një lloj fundi, dhe të mbanin mbulesën e kokës, apo kerudungun, nuk ishin lejuar të fisnin malezisht, dhe  qe  pritur  të  adoptonin  emra tajlandezë.

Gjithashtu  qenë  ndaluar  të praktikonin Islamin, me argumentin se Budizmi ishte feja mbizotëruese e Tajlandës. Qeveria i hoqi gjykatat islame  të  ngritura  për  të  gjykuar  e vendosur  mbi  çështjet  familjare muslimane,  dhe  studentët  malezë qenë  shtrënguar  t’i  respektonin imazhet  e  Budës  të  vendosura  në shkollat publike.

Ata  të  cilët  nuk  pranuan  t’u përmbaheshin  këtyre  politikave  u arrestuan,  e  ca  u  torturuan  madje. Kjo  vijë  politike  pati  një  efekt rrënimtar  në  marrëdhënien  midis qeverisë tajlandeze dhe popullit në jug.

Ndonëse  këto  politika  u pezulluan  më  vonë,  një  gjë  që ngjan  e  pandryshuar  për  dhjetëra vite  me  radhë  është  “mungesa  e gatishmërisë  së  qeverisë  për  ta njohur natyrën e konfiktit si të tillë që  përfshin  probleme  sociale  dhe kulturore të rrënjosura thellë”, duke cituar kështu Michael Vatikiotis-in, një  studiues  i  çështjeve  të  Azisës Juglindore,  i  cili  jeton  aktualisht në  Singapor.  Teksa  qeveria  është rrekur  të  përfshihet  në  iniciativa konstruktive, pandjeshmëria kultu- rore e shumë politikave tregon këtë mungesë  të  vazhdueshme  të  të kuptuarit. Për shembull, ish-qeveria e  kryeministrit  Thaksin  Sinavatra aplikoi  bursa  për  studentët  të ndara  nga  lotaria,  e  konsideruar një  formë  bixhozi  e  papranuesh- me  për  muslimanët  malezë.  Në vend  të  kësaj,  Bangkoku  priret  ta shohë  konfiktin  si  një  rezultat  të aktiviteteve kriminale nga militantët fetarë  në  jug.  Prandaj  operacionet ushtarake  janë  gjithmonë  boshti  i politikave qeveritare.

Dhe zyrtarët e shtetit nga rajoni musliman  malez  janë  përsëri  në shumicë  dërrmuese  tajlandezë nga  pikëpamja  etnike,  dhe  budistë nga  pikëpamja  fetare,  duke  sjellë një  mungesë  përfaqësimi  në  nivel kombëtar për popullsinë muslimane maleze në shumicë në rajon.  Qeveria  duhet  t’i  rishqyrtojë politikat  e  saj  të  integrimit.  Një mënyrë me të cilën mund të arrihet integrimi  paqësor  i  muslimanëve malezë  në  Tajlandë  është  që qeveria  t’u  japë  muslimanëve malezë  autonomi  për  të  qeverisur vetë. Qeverisja autonome mund të kishte  një  ndikim  të  drejtpërdrejtë në  aftësinë  e  muslimanëve  malezë për  t’i  përmirësuar  standardet  e jetesës në bashkësitë ku jetojnë.

Një  perceptim  më  i  madh  i realiteteve kulturore dhe shoqërore mund  të  sjellë  po  ashtu  politika që  janë  më  pak  të  përqendruara në  aksionin  ushtarak,  e  të  çojë në  tërheqjen  e  përfshirjen  e popullatave  të  jugut  në  forma  të respektueshme kulturalisht.  Politikat  e  integrimit  dhe asimilimit janë në zemër të konfiktit në  Tajlandën  jugore.  Konfikti në  këtë  rajon  do  të  vazhdojë  të shpërthejë  nëse  të  përfshirët  në mënyrë  proaktive  nuk  merren  me problemin.

Përzgjodhi dhe përktheu:

Bujar M. Hoxha

Share