Ngritja xhynub në kohën e syfyrit

Download PDF

Pyetje:

Kur çohem për syfyr xhunub dhe koha është  e ngushtë, çfarë duhet të bëj? T’i jap rëndësi ushqimit duke më kapur koha e sabahut xhunub, apo të marr gusël, që të jem i pastër në kohën e sabahut?

Përgjigje:

Më e mira është që njeriu të lahet dhe të ushqehet sa është akoma koha e syfyrit, që të jetë i gatshëm për të shkuar në xhami për të kapur namazin me xhemat. Mirëpo nëse koha është e ngushtë nuk ka asnjë pengesë, që ta kapë koha e sabahut xhunub, pra mund të marrë gusël edhe pasi ka hyrë koha e sabahut. Në një hadith që e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Aishja dhe Ummu Selemeja përcillet, se Profetin (alejhis-salatu ues-selam) qëllonte që e kapte koha e sabahut xhunub dhe e vazhdonte agjërimin dhe nuk e linte atë për të agjëruar kaza.

Share