Ngushëllim për vdekjen e dr. Mahmud Abdulkader Arnautit

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi

Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet e saj të thella për humbjen e shejhut dhe hulumtuesit shqiptar Mahmud Abdulakader Arnautit, djalit të dijetarit të madh shqiptar Abdulkader Arnautit.

Dr. Mahmud Arnauti lindi në Damask në vitin 1954, ku përfitoi shumë në lëminë e shkencave islame nga qëndrimi pranë babait të tij Abdulkadrit dhe u specializua në lëminë e historisë islame dhe hadithit. Ai dha një kontribut të rëndësishëm si mesues në Institutin Islamik “El Fet’h” në Damask, si kryeredaktor i revistës “Trashëgimia Arabe”, si themelues i zyrës “Ibn Asakir” për hulumtimin e burimeve të trashëgimisë, si anëtar i Unionit të Shkrimtarëve Arabë dhe si autor i disa punimeve shkencore islame.

Dr. Mahmudi kaloi një pjesë të jetës së tij në Kosove ku dha kontribute të çmuara akademike në Qëndrën “Abdulkader Arnauti” dhe në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Allahu e mëshiroftë dhe e strehoftë në Xhenetet e Larta dhe e shpërblefte për kontributin e tij për umetin islam në përgjithësi dhe për Islamin në trojet shqiptare në veçanti.

Share
>
Facebook