Pa fe atdheu nuk mbahet

Download PDF

Poezi nga nga i madhi Hafiz Ali Korça

As shin as korr dreqi thonë,

por përpiqet përgjithmonë

si e si të përçajë fenë

për të përmbysur atëdhenë.

Qe pa fe atdheu nuk mbahet.

Si thoni prej mishit që s’ndahet.

Si mëmëdheu që mbron fenë,

ashtu dhe feja atëdhenë.

Feja siguron moralin,

siguron nderin dhe mallin.

Por një komb kur e le fenë,

më s’ka dert as për atëdhenë.

Feja për njëherësh s’lihet.

Pak nga pak fillon sa fshihet.

Me parë lihet mësimi.

Dhe fillon sëmuret besimi.

Ligësia kështu zihet.

Se sheh rrushi rrushin piqet.

Kështu nis le burri fenë.

Sefte gjyshi la synenë.

Pastaj yt atë la vaxhibin.

Farzin la yt bir me nipin.

Stërnipit më gjë s’i mbetet.

As di fare ku të mbështetet.

Hiqet falja, agjërimi.

Kapet pirja, kurvërimi…

Shtohen këngët, shtohen vallet.

Shtohen modat, shtohen hallet

Prej zjarrit del një shkëndijë.

Thotë miku ç’do të vijë.

Mirëpo kur i del flaka,

fillon rrihet me shplaka.

Midis arës shkon një vijë,

thotë bujku çdo të vijë?

Mirëpo kur bëhet lumë,

fushës i bëhet dëm shumë.

Një gishti i del një fshikë (pikë),

thotë i sëmuri më dhemb një çikë,

mirëpo, kur i mahiset (malson),

trimi përnjëherësh gremiset.

Prandaj duhet, gjyshi, ati

të mbajë fenë që pati.

Ku me libra, ku me gojë.

birin, nipin, ta mësojë,

se e ka në qafë vetë,

e dënon Zoti i vërtetë.

Është një faj që s’i falet.

I rëndon në zverg si malet.

S’jetohet pa fe, si kafshë.

I pa feshmi s’vlen gjë kafshë.

Pa le fe e muslimanit

fe e zbritur prej Rrahmanit.

Ajo fe aq e mbaruar

si lule ka mbretëruar,

prandaj duhet atdhetarët.

Me mentarët, më të parët.

të hapin sytë, mos të flenë.

Fenë e bukur mos t’a lënë.

Se me fe mundim të rrojmë.

Atdheun me fe ta mbrojmë.

Ne m’betshim në errësirë,

na kanë për të thëthirë [shkatërruar].

Me fe del nga errësira.

Me fe rron me plot të mira.

Me fe njeh nënën, babanë.

Me fe njeh motrën, vëllanë.

Pa fe s’ka më e madhe gjëmë.

Pa fe s’njeh as atë, as ëmë.

Prindërit, po s’u kujdesuan

fëmijët po s’i mësuan,

foshnjet e mjera ç’faj kanë,

kur nëna me babanë

fenë e shenjtë nuk ia japin?

Ata ç’rrugë do të kapin?

Kështu pra, feja harrohet.

Dhe ai komb farohet.

Prindërit tradhtojnë fenë

Prindërit rrënojnë atdhenë.

Këto prindër kurdoherë.

Do të jenë në skëterrë.

Share