Pluhun në ecje…

Download PDF

Burhan Fili

Kush jam unë?
Burhan, pse shet men? A e din  se kush je?
Asgja ma tepër se nji grusht dhè!
Pra, pluhun në ecje asgja ma tepër,
me dritën e Allahut kthehesh në vepër.
Në mbrendi të saj ka mrekulli,
nëse e kupton je vërtetë zotni.
Deri dhe Melekët t’a kanë lakmi.
kjo asht kujtesë për mu dhe ju,
Secili prej nesh mundet me gabu…
mos e mashtro vehten se gjoja kurr s’gabon,
Nëse e ke kët bindje, oh sa rand sharron…
pranimi i gabimit nuk të zvogëlon,
përkundrazi kjo qasje të lartëson.
Thjeshtësia asht  ‘petk’ që  ‘moda ‘ si ndrron kurrë,
vishe si duhet që  të jesh tamam burrë!
Kandilin e dritës kurrë mos e lësho…
me hapat e Imanit udhën përshko!
Mos e injoro botën që ke përreth,
ti duhet të jesh frut e jo thjesht ‘gjeth’!
Sado që të duket se ke arrit…
dy metra vend të presin nji dit…
Ngado që botës rrotull i bjen,
Exheli e din se si të gjen .
Kjo nuk do t’thotë që shpresë mos të kesh,
në dritën e veprave ftyra ka me të qesh!
Me veprat që  ‘pena’  skaliti në jetë,
vendin  e duhur shpirti do të ketë.
Pra bahu i kthiellët mos u huto,
mëshirën e Allahut gjithmonë syno!
Me zemër dhe vepër duhet ta kërkojmë
që Ai të na falë kur ne gabojmë!.
Ne s’jemi tjetër veç qenie në gabim,
Busulla e Imanit për ne asht udhëzim.
Ai asht fener që nëse  humb nuk të len,
ah, i lumtur asht ai që atë e gjen.
Ja cfarë i thotë kujtesa Burhanit ,
shikim kalimthi në krahë të zamanit:
Edhe i urti mund të gabojë,
herë me shkrim e herë me gojë.
E kur ti japin vehtes tepër,
mund të gabojë edhe me vepër .
Mëshirën e Allahut pa rresht  kërkoj,
Ai dhe vetëm Ai mund të na mbroj!
Kjo asht e mjaftueshme tjetër s’du,
kjo asht që na duhet ty edhe mu…

Share