Prishtine 2021…

Download PDF
Prishtine 2021
nga Xh. STAFA
Kultura konsumiste e ben njeriun qe filozofia e jetes se tij te jete konsumimi i gjerave pa princip dhe qellim, ai konsumon kohen, parate, seksin, te gjitha keto per kenaqesi momentale ose te castit. Nderkohe feja vendos ke njeriu si privilegj kryesor ndertimin e ideve per jeten, se jeta nuk eshte rastesi por mision qe duhet permbushur, adhurim dhe besim tek Zoti, ndertim i nje familje dhe jo eksperimenteve rastesore te derivateve te imoralitetit. Muslimani nuk e konsumon jeten dhe kohen si pasoje e kenaqesive hedoniste, por si nje rrugetim me ane te te cilit ai mbart pergjegjesi, moral, ndershmeri, dinjitet, dhe kerkimin e kenaqesise se Zotit nepermjet veprave te mira. Njeriu i sotem i munduar nga jeta materialiste, nga cikli robotik i perditshem i punes, humbet fillin e tij, pikerisht ne ato caste pushimi te dites se tij dhe ne vend qe te kulturoje veten duke lexuar, ose me te merret me edukimin e femijve, bisedave me ta, lojrave me ta, mendon se konsumimi i ushqimit jashte neper lokale permbush kenaqesine dhe clodhjen e tij, keshtu ai le mbas dore nje pjese te mire te edukimit te femijve te tij. Kafja ose kafenete, berja e saj pjese e monotonise se jetes se perditshme, here-here dhe si domosdoshmeri pertej nevojshmerise se saj, eshte shenje kesaj diagrame konsumiste qe njeriu mendon se jeton per te konsumuar dhe jo se konsumon per te jetuar. Qellimi i jetes nuk eshte te ushqyerit sepse ne njerzit nuk jemi kafshe, pa intelekt, truri jone eshte krijuar per qellime me dinjitoze sesa te ushqyerit, seksi apo frekuentimi i nje diskoje. Fatkeqesisht rinine tone askush nuk po e therret te ndryshoje kete qasje te jetes perkundrazi ajo zhytet me keq tek kjo gje sa harron dhe etiken dhe estetiken. Moda eshte kthyer sot ne nje religjon qe e detyron njeriun te mbaje “breke” te grisura edhe pse si kane hije qenies njerzore mirepo per hire te konfomizmit sepse ne trurin e tij eshte ngulitur mendimi se duhet te ndjeke patjeter moden e pantallonave te grisura, njeriu e ben pa pyetur pse, si dhe cfare? Ai e ben se mendja e tij, ne kulturen konsumiste nuk prodhon dot ideale, etike, estetike por vetem pason verberisht ne kundershtim dhe me vete estetiken e asaj qe atij do ti rrinte shume bukur. Po mire pse para nje viti per te pantallonat e pagrisura i rrinin shume bukur ndersa sot stilisti “pitbull” i ka shqyer qellimisht pantallonat per sfilaten “ku i ke grisur breket more gomar” e paraqit stilin “te hangshin qente” si nje realitet qe njerzit e quajne mode duke i detyruar te veshin ate qe “pitbulli” deshiron per njerzit, dhe jo, se njerzve ju rri shume bukur. Nderkohe feja thote “vishuni bukur..” duke e lene te lire zgjedhjen e njeriu per ngjyren, dhe pershtatshmerine sipas tipit por e rendesishme eshte njeriu te vishet bukur dhe jo te zhvishet shemtuar ose jo me rroba te shqyqera, te grisura apo te rrudhosura nga fabrika e modes.
Lokalet e nates, presin cifte dhe familjare qe ju ka be zakon tashme frekuentimi i tyre per nate, mbaro punen, shko me vrap lokal. Po mire nuk paska ndonje titull libri qe njeriu mund te lexoje? Apo leximi ishte pjese e vegjelise dhe tashme neuronet nuk kane me nevoje per lexim. Po kush me mire se leximi mund ti rigjeneroje neuronet e trurit? Kafja e perzier me muzike, apo muzika e perzier me shish, dramatizojne ngarkesen e trurit duke e pergjumur njeriun per ta skllaveruar ne kete jete materialiste per te mos i dhene shansin te mendoje per domosdoshmerite dhe kenaqesite shpirterore. Shpirti jone kerkon me shume vemendje, ate nuk mund ta ushqejne rastesite, monotonite por ambiciet e larta, ndjenjat e arta te cilat lidhen me Krijuesin e Universit.
Konsumimi i gjerave nuk i sjell njeriut kenaqesi shpirterore sepse ai nuk ka synim fitimin e kenaqesise se Zotit. Per te perfituar vete ai kenaqesi shpirterore duhet te kerkoje me ate qe ben kenaqesine Madhore Hyjnore duke mos e tepruar, ose ektremizuar vepren e tij dhe duke mos e bere ne menyre te gabuar me dicka te ndaluar. Njeriu ka si synim kenaqesite e tij epshore ose trupore nuk perfiton kenaqesi shpirterore. Kur ushqehesh per te mbush barkun arrin vetem kenaqesine e barkut, kur ushqehesh per te adhuruar Zotin atehere arrin dhe kenaqesine e barkut por dhe te shpirtit.Shpirti nuk eshte materie prandaj ai kerkon qellim dhe dedikim ndaj Zotit per te perfituar kenaqesi. Vepra mund te jete e njejte “te ushqyerit” por qasja jone me qellim dhe didikim arrin perfitim te pakte kenaqesie(veten trupor) ose perfitim te dyanshem te madh (trupor dhe shpirteror).
Share

Kibla, reviste social, historike, fetare e historike 17