Sapo kemi hyrë në muajin Sha’ban

Download PDF

Nga hoxhë Mustafa Tërniqi

Ky është muaji i adhurimit dhe i agjërimit. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Aishja, se Pejgamberi (alejhis-salatu ues-selam) e agjëronte pothuajse të gjithë muajin Sha’ban. Ky është muaji ku muslimani duhet të përgatitet shpirtërisht, moralisht dhe fizikisht për muajin Ramazan. Andaj muslimanët nuk duhet t’iu ngjajnë njerëzve të tjerë, të cilët nuk duan t’ia dine, se cili muaj futet, e cili muaj shkon.

Në një hadith që e përcjell imam Ahmedi në Musnedin e tij nga Usama ibn Zejdi tregohet, se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Shabani është një muaj kundrejt të cilit njerëzit tregohen të pakujdesshëm (të pavëmendshëm). Ai është muaji që ndodhet mes Rexhebit dhe Ramazanit. Ai është një muaj në të cilin ngrihen tek Allahu punët e njerëzve, andaj unë dua që puna ime të ngrihet kur jam me agjërim.”

Share