Secili të shohi e të rregullojë oborrin e vet

Download PDF

Nga hoxhë Migen Matraku

 

Bota sot është bërë një fshat i vogël. Kjo në sajë të teknologjisë së fundit.
Shohim në kohë reale zjarret në Australi, luftën në Lindjen e Mesme, kampet e përqendrimit në Kinë, protestat në Francë etj. etj…
Dikush thotë, se bota apo shoqëria e sotme njerëzore po i kushton më shumë rëndësi kafshëve në Australi se sa p.sh.: fëmijëve ujgurë në Kinë, të cilët mbahen në “kampe riedukimi” nga regjimi komunist.
Unë nga kjo tablo nuk e shoh kështu situatën. Shoqëria njerëzore vepron sipas hapave që ajo ecën.
P.sh. në Australi merren me kafshët, sepse kapitulli me njerëzit atje është diçka e mbyllur për sa i përket të drejtave dhe detyrimeve. Ndërsa në shoqëritë e tjera diskutohen gjëra, të cilat në pamje të parë duken më primare sesa kafshët e Australisë. Por duhet të dini, se Australia fëmijët e saj i ka siguruar pastaj ka filluar me kafshët. Prandaj gjithsecili duhet të shohi oborrin e vet e ta rregullojë atë sipas mundësive që ka.

Share