Sistemi i pagesave dhe shpërblimeve në Islam

Download PDF

20120614-152746Sistemi i pagesave dhe shpërblimeve në Islam

Abdulaziz Rexheb

Sistemi i pagesës nuk ka qenë i panjohur në legjislacionin islam. Jusistët muslimanë e kanë përkufizuar pagesën si nga ana gjuhësore ashtu edhe nga ana legjislative. Këtë përkufizim mund ta gjesh në librat e vjetër të jursipodencës islame dhe të hadithit, në të cilat flitet pët sistemin e pagesës në kapitullin e shitblerjes dhe marrëdhënieve ndërnjerëzore. Në aspektin termologjik pagesa njihet si shpërblimi i punëmarrësit në këmbim të punës dhe shërbimit që ia ngarkon punëdhënësi, sipas pajtimit të bërë mes tyre nën kornizat e vendosura nga legjislacioni që sistemon marëdhëniet mes palëve. Për ekonomistët pagesa është burimi kryesor i shumicës së njerëzve, qofshin shpërblime monetare apo shpërblime në natyrë. Shpërblimi monetar është shuma reale monetare që merr punëtori nga punëdhënësi, ndërsa shpërblimi real në natyrë është masa e mallrave dhe shërbimeve të cilat ka mundësi t’i blejë punëtori me pagën e tij monetare.

 

Urtësia e lejimit të marrjes së pagave

Allahu i Lartësuar e ka lejuar marrjen e pagës me qëllim që jeta e njerëzve të lëhtësohet dhe e ka bërë atë një formë dhe rrugë për arritjen e rriskut (furnizimit) mbi të cilin bazohen pjesa më e madhe e njerëzve në këmbim të punës që e kanë kryer pa neglizhencë dhe në mënyrë të përsosur.  Legjislacioni islam i ka sistemuar dispozitatat në mënyrë të atillë që të garantojë interesin e të dyja palëve dhe ka vendosur norma, të cilat parandalojnë konfliktin dhe grantojnë të drejtat e palëve.

Argumentat që flasin për ligjshmërinë e marrjes së pagesës në legjislacionin islam janë të shumta si në Kuranin Famëlartë ashtu dhe traditën profetike. Në Kuranin Famëlartë Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe jepuni atyre (grave) shpërblimin që u takon.” (Nisa; 24) dhe “Ai (Shuajbi) tha: Unë dëshiroj të martoj ty me njërën prej këtyre dy vajzave të mia, me kusht që të më shërbesh tetë vjet, e nëse i plotëson dhjetë, ai është vullneti yt, e unë nuk dëshiroj të rëndojë ty, e në dashtë Allahu, ti do të gjesh te unë mirëkuptim!” (Kasas; 27).

Në traditën profetike përcillet se i dërguari i Allahut a.s. i dha një pagesë dikujt që i bëri atij hixhame. Nga Humejd bin Enes r.a. përcillet se i kanë kërkuar që t’i bënte hixhame të dërguarit të Allahut a.s.. Humjedi thotë: “Po, atij i ka bërë hixhame Ebu Tibeh dhe i ka dhënë shpërblim dy sa’h (6 kg) dhe urdhëroi pronarët e tij (sepse ishte skllav) që t’ia lëhtësonin mëditjen.”

Gjithashtu lejohet edhe marrja e pagesës për leximin e rukjes me Kuranin famëlartë dhe lutjeve. Nga Ibn Abasi r.a. përcillet se një grup prej sahabeve të të dërguarit të Allahut a.s. kaluan pranë një fshati që kishte ujë dhe në mesin e tyre ishte dikush që e kishte pickuar akrepi ose gjarpri. Përpara i doli një burrë prej fshatit që kishte ujë dhe u tha: “A ka në mesin tuaj ndonjë të këndueshëm, sepse në fshatin tonë që ka ujë është një burrë që e ka pickuar akrepi ose gjarpri?” Një prej tyre (sahabeve) u nis bashkë me burrin dhe i lexoi të sëmurit kaptinën e librit (suren hyrëse të Kuranit, el Fatihanë) me kush që t’i jepnin një dele. I sëmuri u shërua dhe sahabiu e solli delen tek shokët e tij. Ata i thanë: “A more shpërblim prej librit të Allahut?” Sahabi shkoi tek i dërguari i Allahut a.s. dhe e njoftoi për çfarë kishte ngjarë dhe ai i tha: “Gjëja më e drejtë për të cilën mund të merrni shpërblim është Libri i Allahut a.xh.” E përcjell Buhariu.

 

Rëndësia e dhënies së pagesës për punëtorin

 

Islami e ka bërë detyrim dhënien e pagesës për punëtorin me argument hadithin që e përcjell Ebu Hurejre r.a. nga i dërguari i Allahut a.s. që thotë: “Jepjani punëtorit pagesën e vet përpara se t’i thohet djersa.” Gjithashtu i dërguari i Allahut a.s. ka kërcënuar ata që nuk tregohen korrekt me pagesat e punëtorëve të tyre duke thënë: “Allahu ka thënë: “Tre vetë do të jenë hasmi Im në Ditën e Gjykimit dhe kujt i bëhem hasëm Unë, do të jem hasmi i tij: Ai që premton në emrin Tim dhe pastaj thyen premtimin, ai që shet një njeri të lirë dhe pastaj han paratë e shitjes së tij, dhe ai që merr në punë një punëtor që ia bën punën dhe ky nuk i bën pagesën.” E përcjell Buhariu.

Një nga kushtet e pagesës është përcaktimi paraprak i saj. Në  librin e tij “Es-Sunen”, në kapitullin “Nuk lejohet pagesa derisa të jetë e përcaktuar” Bejhakiu thotë: “Duhet që pagesa të jetë e përcaktuar, duke u argumentuar me hadithin që përmendëm në kapitullin e shitblerjes, hadith i cili përcillet nga i dërguari i Allahut a.s., i cili ka ndaluar shitjen e paqartë. Shpërblimet dhe pagesat janë një lloj e shitblerjes dhe mungesa e përcaktimit përbën një lloj mashtrimi.” Ai gjithashtu argumentohet edhe hadithin e përcjellë nga Ebu Seid el Huderiu r.a. ku thuhet se i dërguari i Allahut a.s. e ka ndaluar që të merret në punë një punëtor derisa të përcaktohet pagesa e tij.” Bejhakiu thotë se është hadith mursel.

Ndër kushtet e tjera mund të përmedim:

1-      Pagesa të jetë një vlerë, pra të jetë diçka e çmueshme.

2-      Pagesa të jetë e përcaktuar dhe jo e panjohur.

3-      Të ekzsitojë mundësia e dhënies së saj tek punëtori para apo pas mbarimit të punës.

4-      Pagesa të jetë diçka që ekziston në pronësi të punëdhënësit.

Mënyra e përcaktimtit të pagesave në ekonaminë islame

Me përcaktimin e pagesave kuptojmë bazat mbi të cilat njihet dhe përcaktohet pagesa e një punëtori e shprehur në një shumë të caktuar apo pagesa për një zanat të caktuar që mund të jetë ditore, mujore etj. Debati mbi mënyrë e përcaktimit të pagesave dhe rrogave në ekonominë islame përbën një nga çështjet më thelbësore, sepse pëcaktimi i pagesës ngrihet mbi bazën e analizës ekonomike. Islami ka paraqitur një formë të cilën asnjë civilizim tjetër nuk e kishte përdorur në përcaktimin e pagesës, duke marrë parasysh të gjitha kërkesat jetike të një punëtori. Musteured bin Shedad bin Amri thotë: “Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut të thotë: “Nëse keni (në shërbim) një punëtor, le të punojë që të martohet, nëse nuk ka shërbëtor, le të punojë që ta ketë një shërbëtor dhe nëse nuk ka një banesë, le të punojë për një banesë.”

Përsa i përket dorëzimit të pagesës, në jurispodencën islame lejohet që të paguaje një pjesë të saj dhe të vonojë një pjesë tjetër të saj, sipas marrëveshjes që bëjnë dy palët. Argument për këtë është fjala e të dërguarit të Allahut a.s.: “Muslimanët i përmbahen kushteve të tyre.”

 

Pages merr formë të dëtyrueshme dhe futet në pronësi të punëtorit në këto raste:

1-      Pas mbarimit të punës. Argument për këtë është hadithi i përcjellë nga Ibn Maxheh ku i dërguari i Allahut a.s. thotë: “Jepjani punëtorit pagesën e vet përpara se t’i thohet djersa.”

2-      Pagesa e bërë paraprakisht e përmendur në kontratë.

3-      Parapagesa pa kushte, sepse vonesa e pageës është një e drejtë e atij që paguan dhe këtë të drejtë ai mund t’ia provojë vetes nëse parapaguan, ashtu si një borxh i marrë në afat që paguhet para aftit të tij etj.

Tërësia e dispozitave që rregullojnë sistemin e pagesave në legjislacionin islam na japin sigurinë e plotë se trashëgimia islame ka qëne e mbushur me xhevahire përgjatë shekujve, atëherë kur bota perëndimore ishte mbushur nga errësira, ndërkohë që vendet islame përjetonin zhvillim dhe mirëqenie. Këto marrëdhënie kaq të mira që ndërtoheshin mes njerëzve dhe që i jepnin gjithkujt atë që i takonte, i shtynin njerëzit që të hynin në fenë e Allahut turma-turma, sepse Islami është fe praktike dhe nuk bën dallim mes bindjeve, kulturave dhe sjelljeve kur bëhet fjalë për një të drejtë. Të gjitha këto e bënin personalitetin e muslimanit të ekulibruar, të qetë dhe objektiv, që zbatonte të vërtetën dhe sakrifikonte për të. Nuk është trup të thuhet se ne kemi nevojë të zbulojmë ende shumë prej kësaj feje dhe lumturisë që ajo i ofron njeriut. Për këtë arsye, në duhet të nxjerrim në pah mallin tonë që e kemi mbledhur shprej kohësh në mënyrë që njerëzit të përfitojnë prej tij, sepse muslimani është njëri i mirësisë dhe kudo që zë vend, ai sjell dobi.

Share