Takim në Lushnje dhe prezantim i botimeve të LHSH-së

Download PDF

Hoxhallarëve të Lushnjes iu paraqitet puna botuese e LHSH-së dhe posaçërisht botimi i fundit i tefsirit “Shpjegim i Përmbledhur i Kuranit”. Në këtë takim kanë marrë pjesë 15 hoxhallarë ku është biseduar gjerësisht për të gjithë problemet dhe vështirësitë e punës së hoxhallarëve, që hasin në punën e tyre të përditshme. Hoxhë Neki Kaloshi në emër të LHSH-së i ka përshëndetur dhe e ka vlerësuar pozitivisht përpjekjen e hoxhallarëve të kësaj zone. Ai ka bërë një paraqitje të gjithë punës së LHSH-së dhe ka ndaluar veçanërisht te pjesa e librit dhe e botimeve, të cilat janë në dispozicion të publikut musliman, por posaçërisht për kurset që organizojnë hoxhallarët me fëmijët e xhamisë. Gjithashtu h. Neki Kaloshi ka bërë një paraqitje të posaçme edhe tefsirit më të fundit botuar nga LHSH, gjë e cila është vlerësuar edhe nga hoxhallarët e pranishëm në këtë takim. Po ashtu të pranishmit kanë shprehur mendimet e tyre rreth situatës ku gjendemi. Në fund të takimit h. Neki Kaloshi ju ka dhuruar të gjithë pjesëmarrësve në këtë takim nga një set librash botime të LHSH, ku dhurata që u vlerësua më shumë ka qenë tefsiri “Shpjegim i Përmbledhur i Kuranit”.

Share