Zgjedhjet parlamentare dhe muslimanët

Download PDF

Zgjedhjet parlamentare dhe muslimanët ishin në qendër të vëmendjes së një takimi të posaçëm të organizuar nga stafi drejtues i LHSH-së me hoxhallarë të ftuar nga disa qytete të vendit. Takimin e moderoi Hoxhë Sokol Kondakçiu, i cili ia dha fjalën Hoxhë Mustafa Tërniqit, i cili mbajti trajtesën “Si ta përcaktojmë interesin fetar nëpërmjet dëmit dhe dobisë në zgjedhjet parlamentare?”, një temë kjo e bazuar në bazat e fikhut dhe objektivave të ligjit hyjnor.

Më pas Hoxhë Justinian Topulli në bazë të disa anketimeve foli për gjendjen aktuale politike dhe identitetin fetar dhe se si paraqiten këto në të dy krahët e politikës zgjedhore. Më pas e morën fjalën hoxhallarët pjesëmarrës , të cilët diskutuan me shumë seriozitet rreth dy trajtesave të mbajtura më herët, si dhe sollën mendimet e tyre. u disktua me shumë përgjegjësi dhe u theksua, se edhe muslimanët duhet të japin kontributin e tyre për një ardhmëri më të mirë për Shqipërinë.

Share

KIBLA 15- NUMËR SPECIAL MBI TIRANËN