Zhgarravitja e trupit

Download PDF
nga Xh. Stafa
Pergjate gjithe veres evidentohet qarte se shqiptaret kane shtuar tatuazhet ne trupat e tyre. Sikur mos mjaftonte forma estetike e trupit njerezor, te krijuar ne perfeksion prej Zotit por qindra vete ia dorezuan lekuren e tyre kasapeve me boje tush-tatoo per ta zhgarravitur mekatesisht ate bardhesi te bukur natyrale te pafajshme. Mijera qeliza nen torturen e pickimit ngjyroses ngulcasin nervat e viktimes se rradhes duke tensionuar te gjithe sistemin nervor. Sikur te mos mjaftonte kjo, por perzgjedhje djallezore pikturash me djaj, vampire apo shenja sataniste pushtuan trupat e shqiptareve ne kete sezon vere. Ne kohet e lashta qeniet njerezore perpiqeshin qe ta zbukuronin trupin me muskuj ose e sportivizuar sot me sfilaten e body-bildingut. Po ushqimi fast-food beri qe te humbi pjekuria e te menduarit e keshtu kjo humbje te gershetohet me obezitetin e dhjamosur dhe te kamuflohen me ndonje tatuazh si shenje mungese te muskujve… Ne fakt shume kohe me pare kjo ishte shenja indetifikuese e te burgosurve te cilet ne pamundesi per te kaluar kohen me ndonje gje ne burg vendosnin damkat e torturimit psikoligjik me muret e burgut ose te imagjinatave shfrenuese. Mjafton qe dikush te kishte nje tatuazh ai do kuptohej se perkiste nje bote jashte normales dhe natyrales por asaj bote pezhorative te hekurave. Ne Shqiperine komuniste tatuazhi ishte shenja indentifikuese e ushtarit i cili kishte kaluar ciklin e burrerise 2 vjecare larg familjes ne pamundesi per te kryer ciklin e intelektual te mbarimit te universitetit. E pra ne kaosin e sotem tatuazhi u kthye si nje mode e shperfytyrimit te lekures se brishte dhe natyrale duke e zhgarravitur me damkosje pikturash te cfaredo lloji. Me rastisi tek kaloja ne rruget e nje qyteti antik te shikoja nje djale qe kishte damkosur veten me nje tatuazh dhembesh qeni rreth e perqark fytyres dhe te jipte pershtypjen se perballe nuk kishe nje qenie njerzore por ndonje qen rrace e klonizuar. Nuk e di ku po e dergojne qenien njerzore sot filozofite, stilet e jetes, modat apo sistemet e liberalizmit te cthurur por nje gje kuptohet qarte se njeriu poshteron veten e tij me cdo forme dhe mjet kur nuk kupton se ai eshte qenia me fisnike e Zotit per te sunduar natyren dhe gjate ketij sundimi ka nje armik te perhershem djallin i cili deshiron ta shemtoje dhe tia derformoje krijueshmerine natyrale te dhuruar prej Zotit.E gjitha kjo si nje xhelozi e lashte midis babait te njerzimit Ademit dhe babait te shejtaneve (sataneve) prej xhindeve Iblisit. Armiqesia e lashte e djallit ndaj njeriut e permendur ne Kuran na tregon se djalli kerkon ta perbuze qenien njerzore duke deformuar dhe shperfytyruar thelbesisht bukurine e tij te dhuruar prej Zotit si nje hakmarrje per sundimin e tokes qe njeriu i rrembeu duke ngjallur tek djalli xhelozine dhe duke bere qe xhelozia te ngacmoje mendjemadhesine djallezore dhe te mallkohet perjetesisht prej Zotit duke u shemtuar. Prandaj eshte djallezore cdo shemtim njerzor dhe eshte humbje e atij misioni fisnik qe per te adhuruar Zotin, duke harruar krijueshmerine fisnike natyrale dhe duke humbur keshtu njeriu pushtetin mbi veten dhe mbi natyren. Nese e ruajme nderimin e besimit dhe adhurimit te Zotit, Zoti do na mundesoje ta shijojme sundimin mbi veten dhe mbi natyren, ne te kunder Zoti do na e ktheje natyren kunder nesh si nje ndeshkim hyjnor derisa te rimarrim perseri rrugen per tek Ai. O njerez mos shkoni ne hapat e djallit duke humbur bukurine tuaj, shkoni drejt Zotit duke zbukuruar veten tuaj.
Share

Kibla, reviste social, historike, fetare e historike 17