BLOGERE MUSLIMANE…

Download PDF

nga hoxhë Altin PLUMBI

Në hadithin profetik thuhet: “Dynjaja është e ëmbël, e gjelbërt, e Allahu do t’jua mundësojë ta zotëroni, që të shikojë se si do të veproni; prandaj ruajuni prej dynjasë, ruajuni prej grave, sepse sprova e parë te beni israilët ka ndodhur te gratë!”
Shumëkush mund ta marrë këtë hadith si të habitshëm, pse jo edhe diskriminues ndaj grave, sidomos në këto kohëra të liberalizmit të tejskajshëm dhe të shthurjes që përjetojmë.
Por hadithi na ka ardhur nga ai që nuk ka folur nga vetja, por me shpallje nga Zoti (lëvdatat dhe bekimet e Allahut qofshin për të).
Dynjaja qenka e ëmbël, domethënë në shije, e gjelbërt, domethënë në pamje. Diçka kur është e tillë, fillimisht është syri që e kërkon, pastaj shpirti, e kur bashkohet kërkesa e syrit dhe e shpirtit, ka rrezik që njeriu të bjerë brenda saj dhe ta ketë si qëllimin kryesor.
Duke qenë një sprovë për ne, u dashka t’i ruhemi dynjasë në përgjithësi, e ndërsa grave në veçanti. Pra joshjes pas tyre, kur është larg rregullave të Zotit dhe këshillave profetike.
Pse pikërisht nga gratë, sepse pikërisht fitili i çrregullimit dhe i rënies në provë te beni israilët, qenka ndezur fillimisht te gratë. TE GRUAJA.
Në hadith tjetër, na vjen se tek Beni Israilët na ishin dy gra të gjata, të cilat binin në sy, e një grua tjetër e shkurtër që nuk binte në sy. Atëherë, gruaja e shkurtër, vendosi këmbë prej druri, një unazë me përmbajtje parfumi, që kur kalonte para njerëzve, e hapte atë dhe era e parfumit përhapej.
Kjo ishte hileja e saj për të tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe për të qenë në qendër të vëmendjes.
Tani të kthemi pak te një fenomen i përhapur me naivitet dhe që joshet me shejtanllëk. Fenomeni i të qënurit femër blogere muslimane. Të bësh make up. Të zbukurohesh, të joshësh veten dhe të tjerët, të shfaqesh me sforcë bukuritë trupore dhe pamore, nën mbulesën e ndonjë menteli të dizenjuar që të lodh shumë, për ta quajtur islam. Të jesh viktimë e naivitetit tënd dhe e joshjes së kurtheve të shejtanit njerëzor dhe xhinor.
Pjesë e një realiteti të dhembshëm, në rradhët tona, në shtëpitë tona, në hapësirën tonë që duhej të kundërmonte nga era hyjnore, po shfaqet një sprovë e re, me simbolika fetare; “jo vetëm Modë”.
Por çfarë tjetër, me demek modë edhe fe. Jo vetëm modë, por mund të themi edhe degradim vlerash, përbuzje vlerash, përbuzje rregullash, naivitet familjar, shoqëror dhe individual. Keqardhje dhe frikë nga rënia në sprovën e popujve të mëparshëm.
Zoti e ruajtë anijen tonë nga mbytja!
Share

 

Zekati pastron pasurinë tuaj…