Dallimi mes rebelimit dhe protestave

Dallimi mes rebelimit dhe protestave Pyetje: Imam Tahauiu në tekstin e doktrinës teologjike që mban emrin e tij thotë: “Ne nuk dalim kundër prijësve tanë dhe atyre që drejtojnë punët tona, edhe nëse ata bëjnë padrejtësi, nuk lutemi kundër tyre dhe as nuk heqim dorë nga bindja ndaj tyre. Bindjen ndaj tyre e konsiderojmë të detyrueshme si bindjen ndaj Allahut, për sa kohe nuk urdhërojnë të kryejmë mëkat”. Disa pyetje që dalin nga paragrafi i mësipërm janë si më poshtë: Cilat kategori veprimesh konsiderohen dalje kundër prijësit që ndalohen nga doktrina teologjike sipas Imam Tahauijut? Si kuptohet dhe zbatohet ky pasazh në kontekstin e muslimanëve që jetojnë në Shqipëri? A konsiderohet ‘dalje kundër prijësit’ nëse muslimanët shqiptarë shprehin kundërshtime me politikat e qeverisë dhe protestojnë ndaj tyre? A e kanë për detyrë fetare muslimanët shqiptarë të frenojnë padrejtësitë e qeverisë së tyre? Cila duhet të jetë forma me të cilën duhet të perpiqen ata në frenimin e këtyre padrejtësive? Allahu ua shpërbleftë!   Përgjigje: Bindja ndaj prijësit në Islam është detyrë nga detyrat madhore islame e përmendur dhe në Kuranin Famëlartë: “O ju besimtarë! Bindjuni Allahut, të Dërguarit të Tij dhe prijësve tuaj!” Surja en-Nisa 59. Ndërsa për sa i përket thënies së imam Tahavaiut ku thotë: “Ne nuk dalim kundër prijësve tanë dhe atyre që drejtojnë punët tona, edhe nëse ata bëjnë padrejtësi, nuk lutemi kundër tyre dhe as nuk heqim dorë nga bindja ndaj tyre. Bindjen ndaj tyre e konsiderojmë të detyrueshme si bindjen ndaj Allahut, për sa kohë nuk urdhërojnë të kryejmë mëkat”, qëllimi është për rebelimin kundër Kalifit, guvernatorëve të tij nëpër qytete dhe qendrat islame, dhe mosbindjen civile e cila nxit popullatën për rrëzimin e pushtetarëve, duke përdorur çdo formë të mundshme, nga revoltat e zakonshme e deri te rebelimet apo grushtet ushtarake, që sjellin rrëmujë, kaos, destabilizim dhe pasoja të rënda për sigurinë e njerëzve dhe në unitetin dhe konsolidimin e muslimanëve dhe vizionit të përbashkët, që duhet të kenë. Shembuj nga përvoja historike ka shumë,  duke filluar nga rebelët në kohën e Kalifit Othman, të cilët kërkuan prej tij abdikimin si Kalif dhe kur panë se ai nuk ua pranoi këtë kërkesë arritën ta asgjësojnë fizikisht më pas. Shembull tjetër kemi rastin e Havarixhëve, të cilët u rebeluan kundër Aliut r.a., ngritën krye dhe filluan të luftojnë deri edhe muslimanët e thjeshtë, që njihnin autoritetin e Kalifit, e plot shembuj të tjerë. Për këtë është transmetuar dhe hadithi profetik, ku Profeti (alejhis-salatu ues-selam) thotë:

Share
Read more

Kibla, revistë sociale, kulturore, fetare e historike 18