Dija është dritë…

Download PDF

Konkursi “Dija është dritë…” u zhvillua me sukses për fëmijët e moshave nga 10 – 15 vjeç me praninë edhe të hoxhallarëve, që kujdesen për këta adoleshentë në xhamitë e tyre. Një nga synimet e këtij konkursi nuk ishte vetëm për të testuar dijet e marra nga kurset nëpër xhami, por edhe për t’ju dhënë zemër për të shkuar më tej në thellimin e dijeve islame, si dhe për të qenë më të përgatitur edhe në dijet fillestare mbi Fenë Islame.

Në konkursin “Dija është dritë 1” morën pjesë gjashtë grupe adoleshentësh nën kujdesin e hoxhallarëve të nderuar nga Tirana, qarku i Elbasanit, Këlcyra, Rrogozhina e Pogradeci. Ai u zhvillua nën kujdesin e dy hoxhallarëve të LHSH-së Justinian Topulli dhe Neki Kaloshi.

Në mbyllje të konkursit të dy hoxhallarët i përgëzuan fëmijët për përpjekjen e tyre dhe i nxitën të thellohen më tej në dituritë e Islamit. Niveli i fëmijëve pas testit tregoi se e kalonte mesataren dhe se ndërmjet tyre kishte edhe nga ata fëmijë që premtojnë shumë për të ardhmen. Pasi u testuan 30 fëmijë në pesë vendet e para u renditën Leo Deli, Enes Dautllari, Said Dautllari, Enes Bega dhe Suad Kanina, ndërsa nga vajzat e para u rendit Xhensila Gjoni. Për fituesit u ndanë çmime monetare, duke marrë secili përgëzimet e pjesëmarrësve dhe të hoxhallarëve të pranishëm.

Share

KIBLA 16- POLITIKA DHE RELIGJIONI