Dijaneti Turk kundër tendencës së unifikimit të feve

Download PDF

Projekti sinkretik fetar ‘House of One’ i promovuar në Berlin, shkaktoi debat në radhën e besimtarëve muslimanë shqiptarë, pas përshëndetjes miratuese që i bëri asaj kreu i Komunitetit Musliman të Shqipërisë. LHSH iu drejtua Dijanetit të Turqisë, për një qëndrim rreth kësaj çështje. Në përgjigjen e tyre ata ndër të tjer thonë: “Ne si muslimanë, besojmë se Islami është feja e vetme e vërtetë, se fetë e tjera kanë pësuar tjetërsim dhe ta shprehim këtë haptazi është një nevojë dhe domosdoshmëri e besimit tonë.”
Përgjigjja ka ardhur nga Dr. Medet COŞKUN, Zv. Kryetari i Këshillit të Lartë të Çështjeve Fetare, i cili në mënyrë të qartë e pa ekuivoke, ka bërë të qartë dallimin midis Islamit dhe feve të tjera. Kjo fetva është në të njëjtën linjë mendimi dhe veprimi të Lidhjes së Hoxhallarëve, si dhe të një numri të madh hoxhallarësh, të cilët tashmë e kanë shprehur mendimin e tyre.
Në vijim do të gjeni të plotë letrën e drejtuar nga LHSH për “KRYESINË E ÇËSHTJEVE FETARE TË TURQISË” si dhe përgjigjen e dhënë prej tyre nga Shkëlqesia Dr. Medet COŞKUN, Zv. Kryetari i Këshillit të Lartë të Çështjeve Fetare.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
LIDHJA E HOXHALLARËVE TË SHQIPËRISË

DREJTUAR DREJTORISË SË MARRËDHËNIEVE ME JASHTË- KRYESIA E ÇËSHTJEVE FETARE TË TURQISË
Duke ju uruar punë të mbarë, po ju drejtohemi me këtë shkresë zyrtare, në përmbajtjen e së cilës fokusohemi te pyetja rreth projektit “House of One” të promovuar në Gjermani, projekt ky që ka shkaktuar debat pas prononcimit të kreut të Komunitetit Musliman Shqiptar, që miratonte këtë projekt.
Pyetja është si vijon:
Në datën 27 Maj në Berlin u përurua fillimi i punimeve për ndërtimin e një objekti fetar, i cili do mbajë brenda vetes tre objekte kulti, një xhami, një sinagogë dhe një kishë. Në këtë projekt janë përfshirë edhe disa muslimanë.
1. Çfarë gjykimi ka në Islam përfshirja dhe përshëndetja e këtij projekti nga muslimanët?
2. A vlen si justifikim fakti se kjo bëhet me qëllim promovimin e paqes dhe bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit me ithtarët e feve të tjera?
Me respekt
LIDHJA E HOXHALLARËVE TË SHQIPËRISË

_________________________________________________

REPUBLIKA E TURQISË

PRESIDENCA KRYESIA E ÇËSHTJEVE FETARE TË TURQISË

Numri: E-69942030-105-1479775

Data: 26.07.2021

Tema: Kërkesa e Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë në lidhje me fetvanë

DREJTUAR DREJTORISË SË MARRËDHËNIEVE ME JASHTË

Shkresa juaj me datë 25.06.2021 dhe me numër E-86156297-105-1391303

Islami ka treguar të drejtën dhe të gabuarën në çështjen e besimit, i ka lënë të lirë njerëzit në çështjen e besimit, ka kundërshtuar që të ushtrohet presion mbi besimet dhe mbi besimtarët. Është esenciale që njerëzit, të cilët iu përkasin besimeve të ndryshëm, të jetojnë bashkërisht në paqe në një shoqëri. Pasi ne si muslimanë, besojmë se Islami është feja e vetme e vërtetë, se fetë e tjera kanë pësuar tjetërsim dhe ta shprehim këtë haptazi është një nevojë dhe domosdoshmëri e besimit tonë. Ky besim nuk është pengesë që muslimani të formojë marrëdhënie të mira njerëzore me pjesëtarët e besimeve të tjerë. Megjithëkëtë duhet të distancohemi dhe të qëndrojmë larg nga shprehjet dhe sjelljet që tregojnë se feja islame është e barabartë me fetë e tjera, se të gjitha fetë janë të pranueshme dhe të vlefshme.

Me respekt,

Dr. Medet COŞKUN Zv. Kryetari i Këshillit të Lartë të Çështjeve Fetare

Share

Kibla, reviste social, historike, fetare e historike 17