Kur të vdesësh mos u shqetëso!

Download PDF
nga shejh Ali Tantawi
Mos u shqetëso e as mos u brengos per trupin tënd tashmë të tretur, sepse Muslimanët do ta kryejnë atë që u kërkohet: Rrobat do ti zhveshin nga trupi yt, xhenazen tënde ata kanë për ta larë, ata do të qefinosin dhe ata kanë për të të nxjerë nga shtëpia, për tek vendi yt i ri (varri).
Njerëz për të përcjellë xhenazen tënde do ketë shumë, madje kanë për të lënë punën për varrimin tënd, e shumë prej tyre as që u ka shkuar mendja ndonjë ditë për këshillat që u jepje.
Plaçkat e tua kanë për tu sistemuar, çelsat, çanta, librat, këpucët dhe rrobat. Nëse familja jote është e sukseshme, ka për ti dhënë sadaka plaçkat me qellim që përfitosh nga shperblimi dhe të kesh dobi.
Për një gjë duhet të jesh i sigurtë, se dynjaja ska për tu pikëlluar për ty! Bota dhe ekonomia nuk ka për tu ndalur… punën tënde do vijë dikush tjetër e do e kryejë, pasuria jote do u shkojë e lejuar pasardhësve të tu, ndërsa ti ke për tu llogaritur për çdo qindarkë të vogël ose të madhe.
Tri kategori njerëzish do të pikëllohen për ty:
1- Njerëzit (në pergjithesi), të cilët të njohin sipërfaqësisht dhe kanë për të thënë: I shkreti!
2- Shokët, të cilët kanë për tu pikëlluar disa orë apo ditë, pastaj u kthehen muhabeteve dhe të qeshurave.
3- Pikëllimi i madh do ndihet më së shumti në shtëpinë tënde, familja pikëllohet një javë ose dy, një ose dy muaj apo edhe një vit, pastaj do të vendosin në arkivën e kujtimeve te tyre.
E kështu mbyllet cikli i historisë tënde me njerezit dhe fillon EPOKA me botën tjeter. Prej teje tashmë është larguar krenaria dhe pasuria, shëndeti dhe fëmija. Tashme je ndarë nga shtëpia dhe gruaja. Për ty ka filluar një jetë e vertete.
Pyetja është: Çfarë ke punuar për varrin dhe botën tjetër? Ky është një realitet që duhet ta mendosh prandaj…
Ki kujdes për:
Farzet (obligimet e Allahut)
Nafilet (veprat vullnetare)
Sadakanë (lëmoshën) e fshehtë
Punët e mira të fshehta (nga sytë e njerëzve)
Namazin e natës
Mbase ke për të shpëtuar!
Ali Tantawi (Përshtati: Fatjon Isufi)
Share

KIBLA 16- POLITIKA DHE RELIGJIONI