hoxhallareve

Sociale

Praktikat e ndryshimit social dhe ideologjitë*

Shqipëria ka vuajtur nga një diktaturë e tillë, që nisi me premtime të bukura dhe ëndrra të mëdha, por që degjeneroi edhe për shkak të ideologjisë së saj të panatyrshme, në atë që tashmë e dimë. Kështu që për aq kohë sa baza etike nuk është parimi më i lartë i çdo gjëje dhe grupet e interesuara për ndryshim nuk shkojnë drejt mbylljes, dhe për aq kohë sa ky themel etik nuk lidhet pazgjidhshmërisht me të vërtetën hyjnore dhe mbikëqyrjen e saj, që garanton vazhdimësinë e pastërtisë së saj, çdo nismë apo grupim i shoqërisë sonë që synon ndryshimin për mirë, është i destinuar të dështojë në përmirësimin e situatës, ose të degradojë në një formë të caktuar të diktaturës politike dhe institucionale.

Read More
OPINION

Zjarri i indinjatës

Personazhi i vitit që shpallet çdo fundviti prej disa vitesh në Shqipëri, i përzgjedhur nga media, për kontribute shoqërore, është një tregues i qartë sesi myslimanët përvetësojnë pa asnjë lloj filtri çdo sjellje që i ofron grupi i personave me kapacitete simbolike. Mjafton të tingëllojë bukur që ne të mos i rezistojmë dot joshjes, madje garojmë me të gjitha forcat, pa vetëdijen se jemi brenda një sistemi që na pret krahëhapur për sa kohë që ne vetëm sa e shëndoshim atë dhe nuk e vëmë aspak në pikëpyetje kapacitetin dhe autoritetin e tij.

Read More
Revista KIBLA

Në dyert e Mëshirës- Nata e Kadrit

“Allahu xh.sh. e ka fshehur atë si shumë gjëra të tjera; kështu Ai e ka fshehur kënaqësinë (razinë) e Tij në respektin që i bëjmë, ka fshehur hidhërimin e Tij për mëkatet që bëjmë, ka fshehur përgjigjen në Dua-lutje, që t’i bëhen lutje sa më shumë; e ka fshehur edhe këtë natë që t’i madhërojmë të gjitha netët e Ramazanit, e sidomos, dhjetë netët e fundit të tij.

Read More
Bashkohore

Rinia që s’joshet

Rinia duhet të frymëzohet nga historitë e përmendura në Kuran, dhe një prej tyre padyshim që është edhe historia e djelmoshave të cilët refuzuan sjelljen e shoqërisë së tyre. Edhe pse qenë shumë të rinj ata nuk u përkulën para askujt përveç Allahut, që lëshoi dritën e besimit në zemrat e tyre. “Ata ishin djelmosha që besuan në Zotin e tyre dhe Ne ia shtuam udhëzimin”.

Read More

Kibla, revistë sociale, kulturore, fetare e historike 18