Trajtim i haditheve të përzgjedhura nga Buhariu dhe Muslimi

Download PDF

Trajtimi i haditheve të Buhariut dhe Muslimit ka qenë tema e disa seminareve të organizuara nga LHSH, në Tiranë, Vorë, Velipojë e Korçë nën kujdesin e Dr. Abdu-Rahman el-Muzejniut. Muaji qershor ka qenë shumë i pasur me takimet me hoxhallarë të ndryshëm nga e gjithë Shqipëria dhe ligjëratat shumë interesante të mbajtura nga Shejh Muzejniu për rritjen e nivelit dhe pasurimin e anës profesionale të hoxhallarëve tonë.

Takimi i parë i serisë së seminareve me Dr. Abdu-Rahman el-Muzejn, administratori i website riyadhalislam.net, nisi në Tiranë, ku dijetari i mirënjohur në një seminar dy ditor ka bërë një trajtim të domosdoshëm të haditheve të përzgjedhura me kujdes. Trajtimi i bërë nga Dr. AbduRahman el-Muzejn, mbështetej në ‘Kapitullin e dijes dhe sprovave’ të kolosëve të dijes së hadithit imam Buhariut dhe imam Muslimit në datat 5, 6 dhe 7 qershor. Rreth 40 hoxhallarë kanë qenë të pranishëm në kursin e trajnimit dy ditor, ku u zhvilluan 11 ligjërata.

Po kjo seri ligjëratash ka vazhduar me seminarin e mbajtur me 40 hoxhallarë të zonës së Korçës e Pogradecit në qytetin e Korçës më datat 8-9 qershor. Më datë 10 qershor në Vorë ka vijuar takimi me hoxhallarët e zonës së Vorës, Shijakut, Kavajës e Durrësit, ku kanë marrë pjesë 20 hoxhallarë dhe seria e seminareve ka vazhduar më tej në qytetin e Velipojës.

Në seminarin në qytetin e Velipojës kanë qenë të pranishëm 30 hoxhallarë të Myftinisë së Malësisë së Madhe. Në të gjitha takimet është shprehur interes i madh për temat e zhvilluara nga dr. Muzejniu, ku gjatë ligjëratave dhe në fund ka pasur një bashkëbisedim të hapur me shejhun e shquar dhe i janë drejtuar shumë pyetje nga të pranishmit. Ai ka dhënë sqarimet e nevojshme për çdo rast nga pyetjet e ngritura nga hoxhallarët.

Share

Kibla, reviste social, historike, fetare e historike 17